Vdes regjisori i “Shrek 2” dhe “Spirit: Staillon of the Cimarron”
Në moshën 60 vjeçare, ndërroi jetë Kelly Asbury.

ShowBiz
Kelly Asbury, më i njohur për regjinë e filmave të animuar, të nominuar për “Academy Awards”, “Spirit: Stallion of the Cimarron” (2002) dhe “Shrek 2” (2004), ka vdekur në moshën 60 vjeçare, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
I lindur në teksat, Asbury ndërroi jetë mëngjesin e së premtes në shtëpinë e tij në Los Angeles, pas ndërlikimeve nga kanceri në bark.
“Ai ishte një nga njerëzit më të admiruar dhe të dashur në industri”, tha përfaqësuesi i tij, Nancy Newhouse Porter i Newhouse Porter Hubbard, për Deadline.
Me vazhdimin e “Shrek 2”, arriti të arkëtojë 919.8 milionë dollarë me një buxhet prej 150 milionë dollarësh, ndërsa u nominua për “Oscar” dhe “Annie Award”.
Ai mori yllin e tij në Walt Disney Feature Animation nga 1983-1995, dhe kontribuoi në tregimet për disa filma të animuar popullorë si The Black Cauldron (1985), The Little Mermaid (1989), Rescuers Down Under (1990) dhe Beauty And The Beast (1991 ). /Lajmi.net/