Vdes punëtori 50 vjeçar – ra nga objekti që po punonte në lagjen Veternik
Një person ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në një objekt në lagjen Veternik. Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj rreth orës 11:00 është marrë informata se një person rreth 50 vjeç ka rënë nga një lartësi derisa ka qenë duke punuar…

Lajme
Një person ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në një objekt në lagjen Veternik.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj rreth orës 11:00 është marrë informata se një person rreth 50 vjeç ka rënë nga një lartësi derisa ka qenë duke punuar në një objekt.
“Si pasojë e lëndimeve, personi mashkull shtetas i huaj ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”.
Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që e karakterizojnë rastin.
Nga informacionet e para në lidhje me këtë rast u bë e ditur se punëtori në fjalë ishte duke punuar në objektin e qendrës tregtare “Albi Mall”./Lajmi.net/