Vdes polici serb i plagosur në afërsi të kufirit me Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka njoftuar se ka ndërruar jetë pjesëtari i xhandarmerisë serbe, Stevan Singjeliq, i cili thuhet se u plagos të mërkurën në mbrëmje në një shkëmbim zjarri në malet e Kurshumlisë, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Lajme

28/08/2014 12:45

Polici Singjeliq ka vdekur në spitalin e Beogradit, pas plagëve që sipas mediave serbe, i ka marrë nga shqiptarët, që thuhet se ishin duke vjedhur dru në një mal brenda territorit serb, afër fshatit Orllovac.

Nga ky shkëmbim zjarri, sipas mediave serbe është plagosur edhe njëri nga prerësit ilegalë të drunjve, por ende nuk janë dhënë detaje tjera lidhur me këtë çështje.