Vdes personi që ra nga kati i tretë i një objekti në Vushtrri

Ka vdekur personi që ra nga kati i tretë i një objekti në ndërtim e si për në Vushtrri. Kjo është bërë e ditur edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi njoftoi se viktima s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe vdekja e tij është konstatuar në spital.…

Lajme

21/05/2026 14:38

Ka vdekur personi që ra nga kati i tretë i një objekti në ndërtim e si për në Vushtrri.

Kjo është bërë e ditur edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi njoftoi se viktima s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe vdekja e tij është konstatuar në spital.

“Nga Emergjenca e Spitalit në Vushtrri është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, tha ai.

“Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore, ka rënë nga një kat i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të qytetit në Vushtrri. Njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”u tha në fillim për rastin./Lajmi.net/