Vdes personi i cili ishte rrëzuar në vendin e tij të punës në Lipjan

Ka ndërruar jetë personi i cili ishte rrëzuar në vendin e tij të punës në Lipjan. I njëjti po trajtohej në QKUK, shkruan lajmi.net. Siç njofton Policia, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. “Rr. Ibrahim Rugova, Lipjan 25.02.2025-07:50.  Viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor në QKUK,  ka ndërruar jete.…

Lajme

01/03/2025 09:06

Ka ndërruar jetë personi i cili ishte rrëzuar në vendin e tij të punës në Lipjan.

I njëjti po trajtohej në QKUK, shkruan lajmi.net.

Siç njofton Policia, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Rr. Ibrahim Rugova, Lipjan 25.02.2025-07:50.  Viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor në QKUK,  ka ndërruar jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti kishte ndodhur më 25 shkurt 2025, dhe Policia kishte njoftuar se pronari i objektit ishte arrestuar.

“ASGJËSIM APO DËMTIM, HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS – Lipjan 25.02.2025-07:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës ishte rrëzuar nga një ndërtesë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe inspektorët e punës. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa pronari i objektit i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e Policisë.  /Lajmi.net/