Vdes pas një muaji pacienti që iu transplantua veshka e derrit
Një personi nga Massachusetts, të cilit iu bë për herë të parë transplanti i veshkës së derrit të modifikuar gjenetikisht, ka vdekur, njoftoi familja e tij të shtunën. Richard Slayman nga Weymouth u lirua muajin e kaluar nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts pas procedurës, përcjell Gazeta Insajderi. “Familja jonë është thellësisht e pikëlluar për…
Bota
Një personi nga Massachusetts, të cilit iu bë për herë të parë transplanti i veshkës së derrit të modifikuar gjenetikisht, ka vdekur, njoftoi familja e tij të shtunën.
Richard Slayman nga Weymouth u lirua muajin e kaluar nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts pas procedurës, përcjell Gazeta Insajderi.
“Familja jonë është thellësisht e pikëlluar për vdekjen e papritur të Rick-ut tonë të dashur, por ngushëllohuni shumë duke e ditur se ai ishte frymëzues”, tha familja e Slayman në një deklaratë.
“Miliona njerëz në mbarë botën e kanë njohur historinë e Rick. Ne u ndjemë – dhe ende ndihemi – të ngushëlluar nga optimizmi që ai u dha pacientëve që prisnin dëshpërimisht për transplant”.
Spitali tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” nga vdekja e Slayman, duke shtuar se nuk kishte “asnjë tregues se ishte rezultat i transplantit të tij të fundit”.
Familja e Slayman shprehu mirënjohjen për spitalin dhe ekipin mjekësor, “të cilët me të vërtetë bënë gjithçka që mundën për të ndihmuar që Rick t’i jepej një shans i dytë”.