Vdes njeriu që kishte zemrën artificiale

Pas operacionit në dhjetor, pacienti i cili kishte një zemër artificiale vdiq të dielën, sipas mjekëve të Spitalit Europian në Paris. Doktorët thanë se shkaku i vdekjes ende nuk dihet sigurt në këtë fazë. Kur ai u pajis me këtë zemër, vuajti shumë nga dështime të shumta, që do të thotë se zemra e tij…

Lifestyle

06/03/2014 21:12

Pas operacionit në dhjetor, pacienti i cili kishte një zemër artificiale vdiq të dielën, sipas mjekëve të Spitalit Europian në Paris.

Doktorët thanë se shkaku i vdekjes ende nuk dihet sigurt në këtë fazë.

Kur ai u pajis me këtë zemër, vuajti shumë nga dështime të shumta, që do të thotë se zemra e tij nuk mund të pomponte mjaftueshëm gjak për ta mbajtur trupin e tij të gjallë.

Ishte thënë se ai ka vetëm disa javë ose ndoshta edhe ditë, që të jetojë.

Zemra e punuar nga kompania Franceze Carmat, është e projektuar për të zëvendësuar zemrën e vërtetë për pesë vite duke e imituar punën e vërtetë të natyrës.

Ajo futet në gjoks dhe peshon rreth tre herë më shumë se një zemër e vërtetë.

Burri 76 vjeçar kishte vetëm disa ditë për të jetuar për shkak të dështimit të zemrës para se të ishte pajisur me zemër artificiale.