Vdes një person nga shpërthimi në pompë derivatesh në Pejë

Një person raportohet të ketë vdekur si pasojë e shpërthimit që ndodhi në një pompë derivatesh në Pejë. Sipas informacioneve të para shpërthimi i cisternës që ndodhi në këtë pompë i mori jetën një personi. Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi. “Një person ka humbur jetën si…

Lajme

11/10/2024 10:30

Një person raportohet të ketë vdekur si pasojë e shpërthimit që ndodhi në një pompë derivatesh në Pejë.

Sipas informacioneve të para shpërthimi i cisternës që ndodhi në këtë pompë i mori jetën një personi.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente. Nuk kemi ende diçka konkrete se cila ka qenë arsyeja e shpërthimit”, deklaroi Nikçi.

Ndryshe nga Policai e Ksoovës më parë bërë e ditur se shpërthimi ka ndodhur, por nuk janë dhënë detaje në lidhje me viktimat.

“Rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën për një shpërthim, dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompë të derivateve. Jemi në vendin e ngjarjes, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi./Lajmi.net/

Shpërthim i fuqishëm në një pompë derivatesh në Pejë