Vdes një person në Rahovec, u lëndua duke prerë një lis
Një aksident ka ndodhur dje rreth orës 15:32 në Rahovec. Një person është lënduar aksidentalisht duke prerë një lis, dhe është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Rahovec / 01.02.2026 – 15:32. Raportohet se viktima mashkull kosovar është lënduar aksidentalisht duke prerë…
Lajme
Një aksident ka ndodhur dje rreth orës 15:32 në Rahovec.
Një person është lënduar aksidentalisht duke prerë një lis, dhe është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Rahovec / 01.02.2026 – 15:32. Raportohet se viktima mashkull kosovar është lënduar aksidentalisht duke prerë një lis, dhe i njëjti është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Policia përmes raportit 24 orësh. /Lajmi.net/