Vdes një person në QKUK pas problemeve shëndetësore që iu shfaqën në Aeroport – Policia jep detaje
Një person ka humbur jetën dje në QKUK, pasi të njëjtit i janë shfaqur probleme shëndetësore në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “ANP. Adem Jashari / 14.06.2026 – 17:13. Lidhur me…
Lajme
Një person ka humbur jetën dje në QKUK, pasi të njëjtit i janë shfaqur probleme shëndetësore në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“ANP. Adem Jashari / 14.06.2026 – 17:13. Lidhur me rastin, viktimës mashkull kosovar pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore i njëjti është dërguar në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Mbrëmë në media është raportuar se i njëjti ka ndërruar jetë në aeroplan që po vinte nga Zvicra në Kosovë. /Lajmi.net/