Vdes një person në një aksident trafiku në Gjakovë

Një 81-vjecar ka mbetur i vdekur si shkak i një aksidenti që ndodhi në rrugën Gjakovë – Prizren këtë të shtunë. Zjarrfikësit në Gjakovës kanë njoftuar se ekipet kanë intervenuar në një rast aksidenti në rrugën “Dan Polloshka”, ku pas thirrjes emergjente është bërë tërheqja e një personi, i cili fatkeqësisht ishte pa shenja jete.…

Lajme

24/01/2026 15:54

Një 81-vjecar ka mbetur i vdekur si shkak i një aksidenti që ndodhi në rrugën Gjakovë – Prizren këtë të shtunë.

Zjarrfikësit në Gjakovës kanë njoftuar se ekipet kanë intervenuar në një rast aksidenti në rrugën “Dan Polloshka”, ku pas thirrjes emergjente është bërë tërheqja e një personi, i cili fatkeqësisht ishte pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me shërbimet tjera emergjente dhe organet kompetente.

Rastin e ka konfirmuar edhe Vlera Krasniqi, Zyrtare për Informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Gjakovës, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:25 në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën Gjakovë–Prizren, rruga “Dah Polloshka”.

“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshës madhore rreth 81 vjeç”, tha Krasniqi.