Vdes një person në Lipjan, traktori e goditi në oborrin e tij

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Lipjan, ku një person ka humbur jetën. Ai ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi, dhe për pasojë ai ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur viktimën. Vdekja e tij është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dal…

Lajme

18/08/2025 09:10

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Lipjan, ku një person ka humbur jetën.

Ai ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi, dhe për pasojë ai ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur viktimën.

Vdekja e tij është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dal në vendngjarje dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Lipjan / 17.08.2025-10:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se i njëjti nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/