Vdes një person në Deçan

Një person ka vdekur mëngjesin e sotëm në Deçan..

Lajme

01/09/2021 13:07

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Deçanit, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan gjendet një person ku fillimisht është menduar se është pa shenja jetë. Menjëherë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është njoftuar edhe Qendra e Mjekësisë Familjare, e cila ka dalë në vend të ngjarjes dhe ku është konstatuar se ka shenja jetë. Më pas ai është dërguar në spitalin Rajonal në Pejë dhe pas pak kohe spitali e ka njoftuar policinë se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Gashi.