Vdes një paciente nga Gripi i Derrave

Sot në mëngjes është shënuar viktima e parë e gripit të derrave. Viktima, e cila është nga Komuna e Dragashit ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima ishte nga Dragashi. Aktualisht janë 11 pacient prej të cilëve 5 janë konfirmuar me virusin H1N1.

Lajme

04/03/2014 08:49

Shënohet viktima e parë e Gripit të Derrave në Kosovë. Një paciente për të cilën një ditë më herët u raportua se është në gjendje të rëndë shëndetësore ka ndërruar jetë sot, në orën 7:30, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Pacientja 57 vjeçare, nga fshati Brod i Dragashit, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte konfirmuar si e infektuar nga gripi H1N1, e njohur si Gripi i Derrave. Pacientja ishte shtrirë në Klinikën Infektive me datën 02.03.2014 në orët e mbrëmjes, me pezmatim të rëndë në të dy anët në mushkëri, përderisa më pas ishte dokumentuar prania e virusit H1N1. Ajo ishte intubuar dhe vendosur në respirator, por përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësorë të QKUK-së, nuk arriti të mbijetonte. Nga data 27 shkurt 2014, deri më sot, nga 57 mostrat e marra për analizë për sëmundjen e gripit, 30 mostra kanë rezultuar pozitive, prej tyre 20 pacientë kanë rezultuar se kanë infeksion me gripin H1N1, dhe 11 raste me Influencën e rëndomtë A. Në Klinikën Infektive momentalisht janë të shtrirë 11 pacientë, prej të cilëve 5 janë të konfirmuar me H1N1 dhe janë në terapi me Tamiflu. Po ashtu, Klinika Infektive është në pritje të rezultateve të analizave për 8 pacientë që aktualisht janë të shtrirë dhe dyshohet se janë prekur me këtë sëmundje.