Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Prizren, shoferi ishte një polic

Një këmbësor ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku në Prizren. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, raporton lajmi.net “Sot rreth orës 18:12, në rrugën ‘Ismajl Kryeziu’, ka ndodhur një aksident trafiku – goditje e një këmbësori, i cili fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet. Menjëherë pas marrjes së…

Lajme

07/11/2025 19:45

Një këmbësor ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, raporton lajmi.net

“Sot rreth orës 18:12, në rrugën ‘Ismajl Kryeziu’, ka ndodhur një aksident trafiku – goditje e një këmbësori, i cili fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet. Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe eprorët përkatës. Viktima është një mashkull i moshuar, i cili deri më tani mbetet i paidentifikuar”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se shoferi i dyshuari është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ndodhej jashtë detyrës zyrtare dhe lëvizte me automjetin e tij privat.

“I dyshuari aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit. Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale, do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorin Kujdestar. Për këtë rast do t’ju njoftojmë me kohë”, tha ai./Lajmi.net/