Vdes një ish-ushtar i UÇK-së

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Afrim Alijaj nga fshati Duajakë.

Lajme

25/02/2021 13:06

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Ai ka ngushëlluar familjen për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij.

Postimi i plotë:

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Afrim Alijaj nga Dujaka, vëlla i Dëshmorit të Kombit Beslim Alijaj.
Do e kujtojmë përgjithmonë si njeri të dashur dhe të afërt, luftëtar të dalluar të UÇK-së, Brigadës 131 dhe Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”.
Me këtë rast ngushëlloj familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.
Pusho në paqe Afrim! RH /Lajmi.net/