Vdes një i burgosur, po vuante dënimin në burgun e Dubravës

Një i burgosur i cili po vuante dënimin në burgun e Dubravës ka vdekur sot në spitalin e Pejës. Lajmin e ka dhënë Shërbimi Korrektues i Kosovës Departamenti Shëndetësor i Burgjeve. SHKK ka njoftuar se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore edhe para hyrjes në burg dhe brenda burgut po trajtohej nga sëmundjet paraprake me…

Lajme

12/02/2024 22:57

Një i burgosur i cili po vuante dënimin në burgun e Dubravës ka vdekur sot në spitalin e Pejës.

Lajmin e ka dhënë Shërbimi Korrektues i Kosovës Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.

SHKK ka njoftuar se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore edhe para hyrjes në burg dhe brenda burgut po trajtohej nga sëmundjet paraprake me të cilat është pranuar.

Sonte rreth ores 18:55 ka pësur krizë të vetëdijes dhe pas reanimimit të vazhueshëm nga mjeku kujdestar në Stacionarin e Burgut, është dërguar në Emergjenca e Spitalit të Pejës, ku është konstatur vdekja e tij. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: