Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Gjilanit
Ka ndërruar jetë një i burgosur, 78 vjeçar, sot gjatë ditës në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Lajmin të ditur e kanë bërë përmes një njoftimi në Facebook Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, transmeton lajmi.net. Tashmë i ndjeri me inicialet J.I thuhet se kishte probleme të rënda shëndetësore, që nga caktimi i…
Lajme
Ka ndërruar jetë një i burgosur, 78 vjeçar, sot gjatë ditës në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Lajmin të ditur e kanë bërë përmes një njoftimi në Facebook Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, transmeton lajmi.net.
Tashmë i ndjeri me inicialet J.I thuhet se kishte probleme të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit dhe i njëjti po trajtohej në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes./Lajmi.net