Vdes një grua në QKUK, e njëjta kishte qenë shtatzënë
Një grua nga Komuna e Malishevës ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që e njëjta ishte aksidentuar. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili tha se e ndjera ka qenë shtatzënë. “Po e kanë sjellë tek ne në Qendrën Emergjente, po për…

Lajme
Një grua nga Komuna e Malishevës ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që e njëjta ishte aksidentuar.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili tha se e ndjera ka qenë shtatzënë.
“Po e kanë sjellë tek ne në Qendrën Emergjente, po për fat të keq edhe për kundër të gjitha masave të ndërmarra nga ekipi kujdestare e Emergjencës , nuk i ka mbijetuar plagëve të marrura dhe ka ndërruar jetë rreth orës 11 e 30”, ka thënë Syla.
Ndryshe sipas informatave të para e ndjera në këtë rast me profesion ishte infermiere./Lajmi.net/