Vdes një fëmijë në Skenderaj, nuk i mbijetoi plagëve nga aksidenti i ndodhur më 24 korrik
Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale është raportuar më 24 korrik 2025, rreth orës 19:32, në komunën e Skenderajt, ku janë përfshirë dy vetura me drejtues mashkuj – njëri shtetas i huaj, tjetri shtetas kosovar. Sipas Policisë së Kosovës, nga përplasja kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona, përkatësisht tri femra dhe tre meshkuj…

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale është raportuar më 24 korrik 2025, rreth orës 19:32, në komunën e Skenderajt, ku janë përfshirë dy vetura me drejtues mashkuj – njëri shtetas i huaj, tjetri shtetas kosovar.
Sipas Policisë së Kosovës, nga përplasja kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona, përkatësisht tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, transmeton lajmi.net
Fatkeqësisht, njëra nga viktimat – një fëmijë – nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Mjeku kujdestar në spital ka konfirmuar vdekjen e saj, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Autoritetet janë duke e hetuar rastin për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësinë e aksidentit, ndërsa Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik./lajmi.net/