Vdes një 71 vjeçar në një aksident trafiku në Lipjan

Një 71 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një aksidenti në Lipjan. Vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje për 48-orë, tha për lajmi.net Agron Borovci zëdhënës në policinë e Prishtinës. Konfirmimi i plotë: Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në…

Lajme

22/04/2024 23:32

Një 71 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një aksidenti në Lipjan.

Vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje për 48-orë, tha për lajmi.net Agron Borovci zëdhënës në policinë e Prishtinës.

Konfirmimi i plotë:

Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.

Nga informatat e para është bërë e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë një person, mashkull, 71 vjeç, ka humbur jetën.

Përderisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, me urdhër të prokurorit të shtetit vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.