Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar të premten në Sllatinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur personi i aksidentuar të premten në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Sllatinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka ndërruar jetë një ditë pas aksidentit, të shtunën. “Sot me datë 07.02.2026 rreth orës 11:00 derisa ka qenë në tretman mjekësor në QKUK – si pasojë e lëndimeve…
Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur personi i aksidentuar të premten në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Sllatinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka ndërruar jetë një ditë pas aksidentit, të shtunën.
“Sot me datë 07.02.2026 rreth orës 11:00 derisa ka qenë në tretman mjekësor në QKUK – si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.