Vdes në QKUK motoçiklisti i aksidentuar javën e kaluar në Pejë
Ka vdekur në QKUK, motoçiklisti, i cili ishte aksidentuar me një çiklist javën e kaluar në Pejë. Në njoftimin e Policisë, thuhet se motoçiklisti pas aksidentit si pasojë e lëndimeve të marra trupore ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Ndërkohë, i lënduar kishte mbetur edhe çiklisti. Njoftimi i plotë: “Raportohet se kishte ndodhur një…

Lajme
Ka vdekur në QKUK, motoçiklisti, i cili ishte aksidentuar me një çiklist javën e kaluar në Pejë.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se motoçiklisti pas aksidentit si pasojë e lëndimeve të marra trupore ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndërkohë, i lënduar kishte mbetur edhe çiklisti.
Njoftimi i plotë:
“Raportohet se kishte ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore në mes të një motoçiklete dhe një çiklisti me drejtues m/k. Si pasojë e lëndimeve të marra të dy drejtuesit kishin pranuar tretman mjekësor në QKUK. Më 30.06.2025 nga QKUK-ja është pranuar informatë se drejtuesi i motoçikletës si pasojë e lëndimeve të rënda në aksident kishte ndërruar jetë”.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Lajmi.net/