Vdes në QKUK grabitësi që u plagos në Veternik
Grabitësi i parave në rastin e 17 marsit në Veternik, Millosh Vukojeviq, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare. Vukojeviq nuk arriti t’ju bëjë ballë plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit me sigurimin e kamionit që barte paratë. Lajmin e ka konfirmuar shefi i Mjekësisë Intenzive në QKUK, Shaqir Uka. “Po, pacienti nuk ka arritë…

Lajme
Grabitësi i parave në rastin e 17 marsit në Veternik, Millosh Vukojeviq, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare.
Vukojeviq nuk arriti t’ju bëjë ballë plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit me sigurimin e kamionit që barte paratë.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i Mjekësisë Intenzive në QKUK, Shaqir Uka.
“Po, pacienti nuk ka arritë që t;i përballoj plagëve që ka marrë me armë zjarri, pavarësisht tretmanit intensiv kirurgjikal dhe medikamentoz. Ai ka ndërruar jetë pak para orës 21:00”, tha Uka.
Kujtojmë se gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur një sigurim 42-vjeçar i kompanisë private, Fahri Ademi nga Vushtrria.
Një person është arrestuar lidhur me këtë rast, ndërkohë që po vazhdon ndjekja e personave të cilët ndodhen në arrati./Lajmi.net/