Vdes në moshën 52 vjeçare aktorja e njohur
Aktorja e njohur e filmit "Twin Peaks", Pamela Gidley ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare.

ShowBiz
Vdekja e Gidley ishte bërë e ditur përmes një nekrologjie, këtë të diele, shkruan Time, transmeton lajmi.net.
Aktorja ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj të hënën e 16 prillit 2018 në Seabrook, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura ende.
Filmat më të njohur ku aktroi Pamela Gidley janë “Thrashin” dhe “Cherry 2000”, ndërsa ishte shfaqur edhe në episodet televizive të “MacGyver”, “The Pretender”, “Tour of Duty”, “CSI” dhe “The Closer”.
Me kërkesë të familjes së saj, e gjithë ceremonia lamtumirëse për aktoren do të jetë private. /Lajmi.net/