Vdes motra e komandantit legjendar, Adem Jashari

Është ndarë nga jeta, Hava Jashari-Gashi, motra e komandantit legjendar, Adem Jashari. Ajo ndërroi jetë sot, ndërsa lajmin e trishtë e bëri të ditur Bekim Hamzëz-Jashari, përmes një postimi në Facebook. “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur,HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga…

Lajme

23/09/2024 08:41

Është ndarë nga jeta, Hava Jashari-Gashi, motra e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ajo ndërroi jetë sot, ndërsa lajmin e trishtë e bëri të ditur Bekim Hamzëz-Jashari, përmes një postimi në Facebook.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur,HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot. Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshën”,shkroi ai.

Hava Jashari-Gazhi është përshkruar si një person që ka lënë pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëem për familjen dhe miqtë e saj.

Ceremonia mortore do të mbahet sot, më 23 shtator 2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc, në Skenderaj./Lajmi.net/