Vdes Martin Hajdari, Prishtina humb një simbol të jetës urbane
Sot është ndarë nga jeta Martin Hajdari, një prej figurave më të njohura të jetës urbane të Prishtinës dhe pronari i lokalit “Te Martini”, një prej vendeve më të dashura për shumë gjenerata prishtinasish. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar se fjalia “Shihemi te Martini” – gjithmonë ka me u dëgju në kryeqytet. “Martini…

Lajme
Sot është ndarë nga jeta Martin Hajdari, një prej figurave më të njohura të jetës urbane të Prishtinës dhe pronari i lokalit “Te Martini”, një prej vendeve më të dashura për shumë gjenerata prishtinasish.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar se fjalia “Shihemi te Martini” – gjithmonë ka me u dëgju në kryeqytet.
“Martini nuk është thjesht një emër – është një fenomen urban që i dha shpirt një lagjeje dhe krijoi një subkulturë që u bë pjesë e identitetit të Prishtinës. Te “Kafeve të Rakisë”, ai krijoi më shumë se një vendtakim – aty lindi një frymë e re e shoqnisë, ku arti, biseda e lirë dhe ndjeshmëria qytetare u bënë pjesë e përditshme e jetës. Ai i dha zë dhe formë një brezi të tërë që e deshi një Prishtinë të hapur, autentike dhe të gjallë. Sot, me ndarjen e tij nga jeta, humbim një nga ato figura që nuk zëvendësohen – por që mbesin përgjithmonë në kujtesën kolektive të qytetit”, ka shkruar ai.