Vdes legjenda e Real Madridit

Real Madridi ka marrë një lajm shumë të keq në ditën e sotme.

Sport

06/05/2019 15:49

Ish-portieri i Los Blancos, Andres Avelino Junquera ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, përcjell lajmi.net.

Junquera kishte luajtur për ‘Mbretërit’ në vitet 1966/1975, duke i fituar pesë tituj të La Ligës, si dhe trofeun’ Zamora’ gjatë edicionit 1967/1968.

Real Madridi reagoi pas lajmit që Junqueta kishte ndërruar jetën, duke shprehur dhimbje të madhe dhe ngushëllime për familjen e tij. /Lajmi.net/