Vdes këmbësori në jug të Mitrovicës, u godit nga vetura derisa po lëvizte në rrugën “Ulqini”
Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në rrugën “Ulqini” në jug të Mitrovicës. Siç njofton Policia e Kosovës, një veturë ka goditur një këmbësorë i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. Pas aksidentit i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku edhe është njoftuar më pas se viktima…
Lajme
Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në rrugën “Ulqini” në jug të Mitrovicës.
Siç njofton Policia e Kosovës, një veturë ka goditur një këmbësorë i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Pas aksidentit i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku edhe është njoftuar më pas se viktima ka vdekur.
Trupi i pajetë i viktimës, mashkull rreth 76-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Lajmi.net/