Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Shpend Musliu
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se ka vdekur Shpend Bislim Musliu, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një postim në Facebook, komuna bënë të ditur se ka shprehu ngushëllime kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. “Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, Shpend Bislim Musliu, ish-ushtar…

Lajme
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se ka vdekur Shpend Bislim Musliu, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një postim në Facebook, komuna bënë të ditur se ka shprehu ngushëllime kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, Shpend Bislim Musliu, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një shembull i përkushtimit dhe sakrificës për atdheun”.
“Në emër të Komunës së Drenasit dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Humbja e tij është një humbje jo vetëm për familjen tuaj, por edhe për gjithë komunitetin tonë, i cili e njohu dhe e çmoi kontributin e tij të çmuar në mbrojtjen e lirisë”, ka thënë Lladrovci.