Vdes ish-kryebashkiaku i Washington DC, Marion Barry

Ish-kryebashkiaku i Washington DC, Marion Barry, i cili u rizgjodh në krye të këtij qyteti edhe pas një arrestimi për shkak të drogës, ka vdekur në moshën 78 vjeçare.

Bota

23/11/2014 09:34

Barry është një demokrat, i cili ka shërbyer tre mandate që prej vitit 1979 deri në vitin 1991, porse jeta e tij personale ka lënë nën hije politikën e tij, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Ai ishte arrestuar gjatë një operacioni të FBI-së dhe ishte akuzuar për një sërë veprash penale lidhur me drogën në vitin 1990 dhe u dënua vetëm për një akuzë, atë të posedimit të drogës.

Gjithsesi, ai vazhdoi të ishte popullor dhe kishte shumë votues të varfër afro-amerikan, ku dhe fitoi zgjedhjet dhe shërbeu mandatin e tij të fundit si kryetar bashkie në vitet 1995-1999.

Barry ka ndërruar jetë gjatë natës të 23 nëntorit në një spital të Washingtonit, ka deklaruar zëdhënsja e Këshillit të DC, Latoya Foster.

Barry ka pasur probleme me veshkat, diabetin dhe vuante nga tensioni i lartë, raporton BBC, transmeton lajmi.net.