Vdes infermierja Bedrie Gashi
Ka vdekur infermierja Bedrie Gashi. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës. Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se ajo për tre dekada punoi me zell dhe përkushtim, në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. “Gjatë punës së saj, ajo trajtoi mijëra foshnje të lindura para…
Lajme
Ka vdekur infermierja Bedrie Gashi.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se ajo për tre dekada punoi me zell dhe përkushtim, në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Gjatë punës së saj, ajo trajtoi mijëra foshnje të lindura para kohe, duke i ndihmuar që të gëzojnë jetën”, thuhet në njoftim.
“ShSKUK dhe QKUK, shprehin ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të Klinikës së Neonatologjisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.