Vdes i riu nga Peja që u aksidentua javën e kaluar

Një i ri ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. I njëjti ishte aksidentuar më 27 qershor me motoçikletë në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur në QKUK. Vdekja është konstatuar nga…

Lajme

30/06/2025 09:42

Një i ri ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I njëjti ishte aksidentuar më 27 qershor me motoçikletë në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur në QKUK. Vdekja është konstatuar nga mjekët”, deklaroi Rugova për lajmi.net.

Sic raportohet bëhet fjalë për të riun, Mirzatin Berati./Lajmi.net/