Vdes gruaja që ishte duke u trajtuar në QKUK, rasti trajtohet si shtytje në vetëvrasje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë pas përkeqësimit të gjendjes së saj. Sipas raportit zyrtar, vdekja e viktimës po trajtohet si rast i shtytjes në vetëvrasje dhe ndihmës në vetëvrasje, transmeton lajmi.net. Me vendim të prokurorit, trupi…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë pas përkeqësimit të gjendjes së saj.
Sipas raportit zyrtar, vdekja e viktimës po trajtohet si rast i shtytjes në vetëvrasje dhe ndihmës në vetëvrasje, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Hetimet për rrethanat e ngjarjes vazhdojnë.
Raporti i plotë:
SHTYTJE NË VETËVRASJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE
Prishtinë / 29.01.2026 – 13:46. Nga QKUK është informuar se viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar, ju është keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /lajmi.net/