Vdes gruaja nga Komorani pasi solli në jetë vajzën -Gjendja e saj u komplikua
Një grua e re në moshë ka humbur jetën. E njëjta raportohet të ketë vdekur pas një komplikimi që pati derisa po i jepte jetë vajzës . Familjet Shala dhe Bujupi kanë njoftuar për vdekjen në moshë të re të Festinës. Gruas nga Komorani raportohet se lamtumira e fundit do t’i jepet sot tek varrezat…
Lajme
Një grua e re në moshë ka humbur jetën.
E njëjta raportohet të ketë vdekur pas një komplikimi që pati derisa po i jepte jetë vajzës .
Familjet Shala dhe Bujupi kanë njoftuar për vdekjen në moshë të re të Festinës.
Gruas nga Komorani raportohet se lamtumira e fundit do t’i jepet sot tek varrezat e fshatit Vukovc në Drenas, transmeton lajmi.net.
Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshorti i saj, i cili njoftoi se gruaja i vdiq pasi një komplikimi pas lindjes së vajzës.
“Pas një komplikimi të madh pas lindjes nuk arriti te ia del luftës me jetë a vdekje. Zoti e dashti shumë dhe e mori. E priti një vajzë 9 vite, por nuk mundi ta gëzojë. Allahu e pastë dergu në xhehnet ishalla”./Lajmi.net/