Vdes foshnja në Skenderaj derisa ishte në gjumë, Policia po e heton rastin
Një foshnje në Skenderaj ka vdekur derisa ishte në gjumë. Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Skenderaj 25.02.2025-05:00. Raportohet se në rrethana të panjohura deri sa ishte…

Lajme
Një foshnje në Skenderaj ka vdekur derisa ishte në gjumë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Skenderaj 25.02.2025-05:00. Raportohet se në rrethana të panjohura deri sa ishte në gjumë ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar-foshnje. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion” , thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/