Vdes Enver Duriqi – në luftë iu vranë prindërit, gruaja dhe katër fëmijët

Enver Duriqi, nga Podujeva ka vdekur sot. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale. Ai pati përjetime të rënda gjatë luftës në Kosovë, pasi nga forcat serbe iu vra e gjithë familja, prindërit, gruaja dhe katër fëmijët. Duriqi jetoi me plagë në zemër për më shumë se dy dekada. Burri nga Podujeva…

Lajme

25/02/2025 11:16

Enver Duriqi, nga Podujeva ka vdekur sot.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

Ai pati përjetime të rënda gjatë luftës në Kosovë, pasi nga forcat serbe iu vra e gjithë familja, prindërit, gruaja dhe katër fëmijët.

Duriqi jetoi me plagë në zemër për më shumë se dy dekada.

Burri nga Podujeva vdiq me mallin për familjen, por edhe më të trishtë e bën fakti se okupatori serb asnjëherë nuk u dënua për krimin e kryer.

Ceremonia mortore do të zhvillohet sot nga ora 16:00.

Varrimi i tij do të bëhet në Podujevë te varrezat e familjes, saktësisht tek përmendorja Familjes Duriqi.