Vdes “Engjëlli i vdekjes” pasi u sulmua në qelinë e tij
Një vrasës serial i cili vrau më shumë se 40 pacientë në spitale në Shtetet e Bashkuara vdiq pas një sulmi në qelinë e tij në Ohajo, sipas zyrtarëve lokalë.

Bota
Zëdhënësja e burgut ka thënë se Donald Harvey (64) vdiq dy ditë pasi u gjet nga rojet e burgut i rrahur në qelinë e tij, transmeton lajmi.net.
Harvey kishte pseudonimin “Engjëlli i vdekjes”, pasi më 1987, kishte pranuar se kishte kryer 37 vrasje, duke pretenduar se ai donte t’i jepte fund vuajtjeve të pacientëve.
Ai kishte arritur marrëveshje që të shmangte dënimin me vdekje dhe u dënua me burg të përjetshëm.
Harvey më vonë pranoi se kishte vrarë 18 pacientë më shumë. /Lajmi.net/