Vdes edhe një person me koronavirus në Kosovë, shkon në 56 numri i të vdekurve

Në Kosovë është shënuar edhe viktima e 56-të me koronavirusi.

Lajme

02/07/2020 23:37

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se me pandeminë që po sfidon botën duhet të mbrohemi me të gjitha masat e parapara nga institucionet relevante të shëndetësisë.

“Familjes Muharremi i shprehu ngushllimet më të sinqerta ?”, ka shkruar Bahtiri.

Ky është postimi i tij i plotë:

Me keqardhje mora lajmin se një person nga Mitrovica ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit COVID-19.

Nga kjo pandemi që po e sfidon gjithë botën, duhet të mbrohemi me masat e parapara nga institucionet relevante të shëndetësisë, duke zbatuar strikt masat mbrojtëse.

Familjes Muharremi i shprehu ngushllimet më të sinqerta ?. /Lajmi.net/