Vdes dëshmitari kryesor i masakrës së Rezallës
Ka vdekur njëri prej dëshmitarëve kryesor të masakrës së Rezallës, Misin Deliu.
Lajme
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, shkruan lajmi.net.
Misin Deliu i kishte shpëtuar pushkatimit masiv që forcat serbe kishin bërë në fshatin Rezallë.
Ky është postimi i plotë i Deliut në Facebook:
Para pak ditësh kur po diskutoja në kuvend për themelimin e një Tribunali për të dënuar krimin dhe gjenocidin serb, potencova disa nga dëshmitë rrënqethëse të Masakresës së Rezallës..
Njëri prej dëshmitarëve kryesor që i shpëtoi masakrës së 5 prillit, Misin Deliu, mëngjesin e sotëm paska ikur në amshim.
Baca Misin, ky burrë i urtë e i dashur, edhe pse ishte plagosur tri herë, i kishte mbijetuar pushkatimit masiv që bëri Serbia në Rezallë dhe kishte rrëfyer dëshminë rrënqethëse të krimit e gjenocidit serb…
Misini ishte dëshmitari kryesor që kishte dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale ndaj dy gjeneralëve serb, Lubisha Dikoviq dhe Dejan Rangjelloviq.
Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për drejtësi, njohje te krimeve dhe dënim të kriminelëve, prandaj nuk ka rrugë tjetër përveq zbardhjes të së vërtetës së dhimbshme.