Vdes Bujar Bukoshi

Raportohet se sot është ndarë nga jeta ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi. Bukoshi ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ’90 dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova. Ai u emërua Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës…

Lajme

10/06/2025 09:08

Raportohet se sot është ndarë nga jeta ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Bukoshi ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ’90 dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ai u emërua Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët.

Bukoshi theksohet të ketë vdekur në moshën 78 vjeçare pasi po vuante prej shumë kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Bukoshi ka lënë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, vajzat Ora, Shota, Nita dhe nipërit Dardan dhe Taulant./Lajmi.net/