Vdes avokati i njohur kosovar

Sot, në moshën 72-vjeçare është ndarë nga jeta avokati i njohur kosovar, Jashar Lokaj. Kështu ka bërë me dije familja e të ndjerit, me ç’rast ka njoftuar edhe për detajet e ceremonisë së varrimit. Sipas njoftimit, i ndjeri do të varroset të premten, më 26 maj, në orën 16:00, në varrezat e fshatit Pobërgjë. “Mbledhja…

Lajme

25/05/2023 20:30

Sot, në moshën 72-vjeçare është ndarë nga jeta avokati i njohur kosovar, Jashar Lokaj.

Kështu ka bërë me dije familja e të ndjerit, me ç’rast ka njoftuar edhe për detajet e ceremonisë së varrimit.

Sipas njoftimit, i ndjeri do të varroset të premten, më 26 maj, në orën 16:00, në varrezat e fshatit Pobërgjë.

“Mbledhja komemorative mbahet në sallën e Asamblesë komunale më datë 26.05.2023 në ora 13:00. Varrimi i të ndjerit bëhet të premten më datë 26.05.2023 në orën 16:00, në varrezat e fshatit Pobërgjë në drejtim të rrugës për Voksh”, thuhet në njoftimin e tyre.