Vdes asamblisti i komunës së Obiliqit

Ka ndërruar jetë asamblisti i komunës së Obiliqit, Muhamet Mustafa.

Lajme

28/10/2020 21:28

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi.

Gashi tha se sot ka humbur një mik, shok ,kolegë, prind dhe bashkëpunëtorë professional.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut, bashkëpartiakut, anëtarit të asambles komunale, Muhamet Mustafes.

Sot, humbëm një mik, shok ,kolegë, prind dhe bashkëpunëtorë profesional! U largove nga ne, kaq herët, kaq shpejtë dhe kaq papritur!

Në emrin tim, institucionit komunal dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Obiliq, shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafa, kolegëve të asambles komunale, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!

Pusho i qetë në paqe, miku im Muhamet!
I përjetshëm do mbetet kujtimi për ty! /Lajmi.net/