Vdes Artan Lame- nëna e tij tregon se si ndjehej së fundi

Ish-drejtuesi i Kadastrës, Artan Lame ka ndërruar jetë në një spital në Mynih, konfirmojnë të afërmit e studiuesit. Në orët e mbrëmjes të së enjtes u raportua se Lame ishte në “vdekje klinike” dhe po mbahej në jetë përmes aparaturave. Ai ishte shtruar në Qendrën Gjermane të Zemrës (TUM) në Mynih të Gjermanisë, pas një…

Lajme

23/05/2025 13:53

Ish-drejtuesi i Kadastrës, Artan Lame ka ndërruar jetë në një spital në Mynih, konfirmojnë të afërmit e studiuesit.

Në orët e mbrëmjes të së enjtes u raportua se Lame ishte në “vdekje klinike” dhe po mbahej në jetë përmes aparaturave.

Ai ishte shtruar në Qendrën Gjermane të Zemrës (TUM) në Mynih të Gjermanisë, pas një ishemie cerebrale që kishte pësuar ditë më parë.

Lame, 58 vjeç, ka qenë drejtues i lartë i shtetit si zëvendës ministër apo drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Për vdekjen e tij sot shkroi edhe nëna, e cila tha se ky moment “i mallkuar erdhi” dhe i shoi shpresën që iu ngjall dje.

“Te nderuar shoke , miq dhe dashamires.Nuk me ben dora te shkruaj per humbjen e te shtrenjtit , djalit tim te dashur Artan Lame . Po ky moment i mallkuar erdhi dhe me shoi ate shprese qe mu ngjall dje. Shpresoja sepse me premtoi qe do kthehej,“ ….-nuk e kam mendjen te e nesermja (qe do operohej) jam mire , jam i qete por po perqendrohem te Muzeu. Edhe nga gjumi ta zgjoje per Muzeun fliste.Kur Tanin te ma sjellin ketu do t’ju bejme te ditur procedurat e metejeshme”./Lajmi.net/