Vdes aktori i ‘Peaky Blinders’

Aktori i telenovelës së famshme britaneze, 'Peaky Blinders', Karl Shiels ka vdekur në moshën 47-vjeçare, ka konfirmuar agjenti i tij.

ShowBiz

15/07/2019 19:36

I lindur në Dublin, aktori i cili luajti rolin e ‘Ryan’ në seritë e para të shfaqjes më 2013-ën, vdiq të dielën, transmeton lajmi.net.

Ai ishte gjithashtu i njohur për paraqitjet e tij në shfaqjet televizive si ‘Foyles War’ dhe ‘Doctors’.

Shiels kohët e fundit kishte qenë në paterica dhe në dhimbje.

“Jemi thellësisht të tronditur pasi morëm lajmin e papritur se miku dhe klienti jonë Karl Shiels ndërroi jetë dje”, tha agjentja e Shiels, Lisa Richards, në një deklaratë për transmetuesin irlandez RTE. /Lajmi.net/