Vdes aktori i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë aktori Pirro Mani.

ShowBiz

03/06/2021 16:01

Një prej emrave më të shquar të teatrit shqiptar, Pirro Mani, ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan lajmi.net.

Mani punoi për 25 vite në Teatrin Kombëtar, ndërsa në karrierën e tij numëron mbi 80 shfaqje.

Shfaqjet më të suksesshme të tij janë  “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka shprehur ngushëllime për familjen e aktorit.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I METËS, PA NDËRHYRJE:

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Pirro Manit, njërit prej personaliteteve më të shquara në historinë e teatrit dhe të filmit shqiptar.

Aktor dhe regjisor i niveleve të jashtëzakonshme, si dhe pedagog i shkëlqyer për dekada, ai luajti dhe vuri në skenë me dhjetëra role dhe shfaqje , për t’u nderuar me shumë çmime dhe fituar duartrokitjet e respektin e merituar të artdashësve, duke lënë pas një trashëgimi të vyer kulturore, që na bën krenar të gjithëve dhe që përherë do të mbetet një shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj.

U shpreh ngushëllimet më të ndjera Pavlinës dhe familjes Mani, të afërmve dhe të gjithë komunitetit të artistëve për këtë humbje të madhe, që na lëndoi sot të gjithëve.

Të prehet në paqen e merituar!”. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare)