Vdes aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje

Ka ndërruar jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shefki Kaqanolli.

Lajme

29/12/2020 08:20

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka ndërruar jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shefki Kaqanolli.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Bulliqi ka thënë se Kaqanolli ka qenë aktivist i dalluar dhe punëtor i zellshëm, shkruan lajmi.net.

Bulliqi u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Njoftimi i plotë i Bulliqit, pa ndërhyrje:

Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes, Shefki Kaqanolli. Ai ishte aktivist i dalluar, punëtor i zellshëm, e njeri i urtë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, aktivistëve të Lëvizjes dhe gjithë atyre që e njohën!. /Lajmi.net/

Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes, Shefki Kaqanolli. Ai ishte aktivist i dalluar,…

Posted by Shpejtim Bulliqi on E hënë, 28 Dhjetor 2020