Vdekje e dyshimtë në Istog

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Tomoc të Istogut është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Lajme

12/06/2018 10:11

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në një livadh të këtij fshati, është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë relevante, ndërkaq që nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Lajmi.net/