Vdekje e dyshimtë në Gjakovë, burri gjendet pa shenja jete

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Gjakovë. Policia me anë të raportit 24 orësh bën me dije se është raportuar se një person dyshohet se është pa shenja jete, njësitë policore kanë vazhduar në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë takuar një ekipe mjeksore nga të cilët është konstatuar se…

Lajme

11/11/2022 09:05

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Gjakovë.

Policia me anë të raportit 24 orësh bën me dije se është raportuar se një person dyshohet se është pa shenja jete, njësitë policore kanë vazhduar në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë takuar një ekipe mjeksore nga të cilët është konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Detaje tjera rreth rastit nuk dihen. /Lajmi.net/