Vdekja e të paraburgosurit në burgun e Hajvalisë – shkarkohet drejtori i Psikiatrisë, vjen reagimi i tij
Dr. sci. Shpend S. Haxhibeqiri ka reaguar pas vendimit për largimin e tij nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, duke e cilësuar vendimin të paarsyetuar dhe të paqartë profesionalisht e juridikisht. Sipas tij, vendimi i marrë nga QKUK-ja, me arsyetimin “ristrukturim”, është ndërmarrë pa asnjë konsultim paraprak dhe…

Lajme
Dr. sci. Shpend S. Haxhibeqiri ka reaguar pas vendimit për largimin e tij nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, duke e cilësuar vendimin të paarsyetuar dhe të paqartë profesionalisht e juridikisht.
Sipas tij, vendimi i marrë nga QKUK-ja, me arsyetimin “ristrukturim”, është ndërmarrë pa asnjë konsultim paraprak dhe ka dëmtuar besimin në menaxhimin transparent institucional.
“Ditëve të fundit janë publikuar insinuata se shkarkimi im lidhet me rastin tragjik të ndodhur jashtë institucionit tonë, pra që nuk është kompetenca jonë. Dua të jem shumë i qartë:• Instituti ka kryer të gjitha ekzaminimet dhe procedurat në kohë, sipas standardeve profesionale dhe jane dorezuar organeve kompetente.• Përgjegjësia për këtë tragjedi nuk mund të zhvendoset padrejtësisht mbi institucionin tonë.• Për katër vjet me radhë, Instituti i Psikiatrisë Forenzike nuk ka pasur asnjë incident të ngjashëm, gjë që dëshmon për përkushtimin dhe seriozitetin e stafit. Këto pretendime janë të pavërteta dhe të papranueshme dhe i konsideroj si përpjekje për të njollosur punën e institucionit dhe arritjet tona, për çka do të merren organet e drejtësisë”, ka shkruar mes tjerash Haxhibeqiri.
Reagimi i tij i plotë: